TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 58-vjeçar ka humbur jetën, teksa ka qenë duke lëvizur me një mjet biçikletë në afërsi të fshatit Ravonik në Korçë. Viktima është gjetur në rrugë nga kalimtarë të rastit, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e tij janë bërë temperaturat shumë të ulëta.
Nuk dihen detaje nëse 58-vjeçari Jani Poda ka vuajtur nga ndonjë sëmundje që të ketë çuar në vdekjen e tij.
Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i ftohtë, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero. Korça është një nga qarqet me problemet më të mëdha, duke ditur se shumë zona janë nën pushtetin e dëborës.