AKTUALITET, 4 Janar 2019, 21:51

Pesë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në jug

Pesë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në jug

Shtabi i Emergjencave pranë Ministrisë së Mbrojtjes dha detajet e para për termetin e rënë në jug të vendit pasditen e së premtes.

“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39 (GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër ne Borsh.

Nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm deme materiale në pesë banesa ne fshatin Kuç. Katër prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe një është dëmtuar me rëndë.

Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallën e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetarët e njësive administrative” – thuhet në njoftimin e shtabit të emergjencave pranë ministrisë së Mbrojtjes.