TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur përpara pak minutash në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke i marrë jetën një të riu 21-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Vishas dhe personi që ka humbur jetën është Ervis Matraxhiu, 21-vjeç. Viktima sapo ishte fejuar.
Drejtuesi i automjetit që ka përplasur për vdekje të riun, shtetasi me inicialet A.B. 41 vjeç, është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas, shtetasi A. B., 41 vjeç banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës shtetasin E.M., rreth 21 vjeç , banues në fshatin Vidhas Elbasan, i cili ka ndëruar jetë në vend.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.