TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Mundo Deportivo” hedh bombën nga Spanja: Masimiliano Alegri do të lërë Juventusin në fund të sezonit, sido që të shkojë. Pas katër vitesh të suksesshme në stolin bardhezi, cikli i tij konsiderohet i përfunduar.
Premier League ose Real Madrid janë destinacionet e mundshme për trajnerin italian. Klubi i Juventusit është i përgatitur për këtë lëvizje pas largimit të Marotës.
Kush e zëvendëson Alegrin? Zidane është ëndrra e Juventusit, që kërkon të kthejë në stol tani lojtarin simbol të viteve më parë. Ardhja e trajnerit francez sigurisht që ka edhe miratimin e Kristiano Ronaldos, yllit portugez që la Realin për bardhezinjtë në verë. Me Zidanë ai ka fituar tre Champions League radhazi.