AKTUALITET, 4 Janar 2019, 21:42

Superaksion në Shkup, bllokohen 300 kg drogë

Superaksion në Shkup, bllokohen 300 kg drogë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, pas urdhrit të marrë nga Gjykata ka kryer sot kontrolle në shtëpinë e një 30-vjeçari duke gjetur një sasi të madhe droge.

Sipas mediave maqedonase, droga ishte ndarë në 229 pako dhe pesha totale e saj shkonte afërsisht në 300 kg.

Autoritetet menjëherë kanë marrë masa ligjore ndaj poseduesit të lëndës narkotike të llojit marijuanë, ndërsa kanë nisur hetime për kapjen e personave të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.