TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Së shpejti mund të kemi një futbollist shqiptar te klubi i Ajaksit të Amsterdamit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani. Lajmi raportohet nga media e njohur gjermane “SPORTBILD“.
Futbollisti 19-vjeçar është një ndër lojtarët më të talentuar të akademisë bavareze dhe prej gati një viti lojtari me origjinë shqiptare ka filluar të stërvitet me ekipin e parë. Gjithsesi, konkurrenca e madhe te kampionët e Gjermanisë, ka bërë që talenti të mos marrë minuta të mjaftueshme.
Ajaksi pritet të shesë gjatë kësaj merkatoje mesfushorin e talentuar Frenki De Jong dhe Shabani do të jetë një ndër lojtarët që do blihet me fondet e shitjes së De Jong. Për momentin nuk bëhen të ditura shifrat që po negociohen midis palëve.