AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 08:42

Vijon zjarri në malin e Dukatit, digjen 80 hektarë me kullota

Vijon zjarri në malin e Dukatit, digjen 80 hektarë me kullota

Vijon të jetë aktiv prej katër ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat.

Për ta mbajtur nën kontroll dhjetë punonjës së zjarrfikëseve janë ngjitur malit në orët e para të ditës , pra rreth orës katër të mëngjesit pasi për të shkuar tek faqja e malit duhen të paktën tre orë.

Njoftohet se deri më tani janë shkrumbuar 80 hektarë kullota.

Zjarrfikësit e Repartit të Vlorës po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirëson punën.

Sipas zjarrfikëseve duhet ndërhyrë nga ajri duke hedhur ujë.