AKTUALITET, 25 Korrik 2021, 23:15

Tragjike/ Ndahet nga jeta ekonomistja dhe artistja shqiptare , Rudina Magjistari: E tmerrshme, para një muaji e kisha në emision


Moderatorja Rudina Magjistari ka ndarë një lajm të hidhur me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në një potim në Instastory, Magjistari shkruan se Elona Hoxha, vetëm 33 vjeçe është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Magjistari shton se Hoxha ishte ekonomiste në profesion, por edhe artiste, pasi i dedikohej pikturës. Moderatorja ka treguar se vetëm para një muaji ajo e kishte të ftuar në emision të renë.

“I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto. Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe,”- shkruan Rudina.