AKTUALITET, 25 Korrik 2021, 22:50

Britma e lot në spital! Identifikohen tetë nga dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, familjarët e dy të tjerëve janë ende në shok, nuk flasin dot

Britma e lot në spital! Identifikohen tetë nga dhjetë viktimat e


Familjarët e dhjetë viktimave që u shënuan në aksidentin tragjik ditën e sotme në Kroaci kanë shkuar në morgun e spitalit ku janë dërguar trupat, për të bërë të mundur identifikimin e tyre. Mediat kroate shkruajnë se të afërmit e viktimave kanë shpërthyer në lot e britma kur kanë parë trupat e pajetë të të afërmve të tyre.

Fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë, por disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.

Identifikimi i dy personave nuk është bërë ende, pasi familjarët e tyre, për arsye të kuptueshme, nuk ishin në gjendje të flisnin.