AKTUALITET, 25 Korrik 2021, 18:06

“Trupa të pajetë e njerëz pa krah”, dëshmia tronditëse e të mbijetuarit pas aksidentit tragjik në Kroaci

“Trupa të pajetë e njerëz pa krah”, dëshmia


Një dëshmi tronditëse vjen pas aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Një prej pasagjerëve të mbijetuar, Ramo Gashi në një prononcim për mediat kroate ka shpjeguar skenën horror pas aksidentit.

Ai thotë se fillimisht dëgjoi një shpërthim  dhe më pas ka parë të trupat e pajetë të pasagjerëve të dergjur në fushë.

“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës. Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për mediat kroate.

https://twitter.com/i/status/1419300494988677120

Policia kroate ka dalë me një njoftim zyrtar duke bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali dhe janë strehuar në hotel deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë.