TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 39-vjeçarin Andri Leka i arrestuar dy ditë më parë në kryeqytet për kërcënimin e gjyqtares Anila Karanxha.
Sipas News24, gjyqtarja është pajisur me urdhër-mbrojtje. Mësohet se 39-vjeçari e kërcënonte gjyqtaren me letra dhe telefonata teksa policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në kërcënime.
Andri Leka është arrestuar 3 ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Në pamjet e siguruara nga LSA duket edhe personi, i cili është shtrirë në tokë nga policia.