AKTUALITET, 31 Maj 2020, 21:56

Vijon “Zgjedhorja”, takimit me zyrtarin amerikan, kush është Crawford?

Vijon “Zgjedhorja”, takimit me zyrtarin amerikan, kush

Vijon ende takimi i Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Gjatë mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri janë shkëputur për tu takuar kokë më kokë me përfaqësuesin e ambasadës amerikane i cili ndodhet me diplomatë të tjerë në këtë mbledhje.

Mësohet se Ian R. Crawford është i dërguari i ambasadës amerikane në tryezën e negociatës.

Crawford mban detyrën e shefit të seksionit politik dhe ekonomik.

Gjatë takimit me dyshen Gjiknuri-Bylykbashi është bashkuar dhe nën kryetari i LSI Petrit Vasili.

Më herët u zbardh edhe propozimi i opozitës për qeverinë tranzitore ndërkohë që detaje të tjera priten në orët në vijim.