AKTUALITET, 31 Maj 2020, 21:48

Rritje e lehtë e shifrave të COVID-19 në Kosovë, 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Rritje e lehtë e shifrave të COVID-19 në Kosovë, 13 raste

Një rritje të lehtë të shifrave nga COVID-19 ka shënuar Kosova në 24 orët e fundit. 13 raste të reja u shënuan së fundmi teksa dje kishte vetëm gjashtë. Tet◄ë prej rasteve ishin në Vushtrri, kurse në Prishtinë vetëm një.

Ndërkohë në total janë 1083 raste, nga të cilët 30 viktima dhe 843 të shëruar. Nga nesër Kosova shënon dhe fazën e tretë të rihapjes.