AKTUALITET, 31 Maj 2020, 19:30

EMRI/ Gjendet i pajetë roja në Himarë, dyshohet për vrāsje me armē, shoqërohen disa persona

EMRI/ Gjendet i pajetë roja në Himarë, dyshohet për vrāsje

Një roje në Himarë me emrin Ylli Luçaj është gjetur i pajetë, ndërkohë që Policia dyshon se u vrā me armē zjarri.

65-vjeçari ishte roje në rrugën e re të Kuçit në Himarë.

Rrethanat janë ende të paqarta, por Policia po kreh zonën dhe ka filluar me shoqërimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

POLICIA NJOFTIMI

Himarë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armēs së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krímit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krímeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.