AKTUALITET, 31 Maj 2020, 17:19

PDIU: Kërkohet Ramavirusi!

PDIU: Kërkohet Ramavirusi!
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) reagon pas lajmit të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, se kryeministri Edi Rama ka shkuar për të kaluar fundjavën në Paris. Sipas PDIU, në kulmin e pandemisë dhe pasi i kërkoi shqiptarëve të mbylleshin në shtëpi, Rama përdor avionin qeveritar për weekend në kryeqytetin francez. "Në kulmin e Pandemisë, pasi u kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi u kërkoi njerëzve të mbylleshin në shtëpi, Ramavirusi merr avionin qeveritar dhuratë dhe shkon për weekend në Paris. Ditën kur shqiptarët luftojnë për mbijetesë, ky autokrat i plakur dhe i lodhur sillet jo si kryeministër i një republike në Kontinentin Europian po si Sulltani i Bruneit, duke shijuar luksin qeveritar në ditën më të zezë të shqiptarëve. Duhet ti bëjmë me dije që do bëjë mirë të mos ulet më në aeroportin e vendit të tij, që e vodhi dhe e varfëroi, sepse ka tejkaluar çdo normë sjellje normale të një vendi të cilin ai vete e shpalli në gjendje lūfte. Sot ai është vetëm një autokrat në ikje ndërsa Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi oborri i varfëruar i këtij abuzūesi", thuhet në reagimin e PDIU.

Kërkohet Ramavirusi Në kulmin e Pandemisë, pasi i kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi i...

Posted by Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet on Sunday, May 31, 2020