AKTUALITET, 31 Maj 2020, 19:19

Kosovë/ Kurti: Hapim qendrat tregtare, kufijtë, çerdhet dhe kafenetë

Kosovë/ Kurti: Hapim qendrat tregtare, kufijtë, çerdhet dhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar fazën III të rihapjes prej pandemisë nga 1 qershori.

Kurti tha se, nga qershori hapen kufijtë tokësorë e ajrorë, qendrat tregtare, çerdhet apo kafenetë.

Sa i përket shkollave do të ketë kthim në shkolla vetëm për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 12-ta që duhet të mbajnë provime.