AKTUALITET, 25 Gusht 2019, 23:16

Shpërthen Griezmann, Barcelona frymëzon edhe pa Messin

Shpërthen Griezmann, Barcelona frymëzon edhe pa Messin

Mungojnë Messi, Suarez dhe Dembele? Nuk ka problem, për Barcelonën mendon Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ishte frymëzuesi i suksesit me goleadë 5-2 të Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Real Betisit, që deri pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë dha përshtypjen se mund t’i shkaktonte humbjen e radhës “blaugranave”.

Goli i Fhekir, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 17-të shkaktoi panik në radhët e katalanëve, por në minutën e 41-të Griezmann u shërbye në mënyrë perfekte nga Sergi Roberto, për të shënuar golin e parë në La Liga me fanellën e Barcelonës. Por kampioni i botës nuk u ndal me kaq. Sapo nisi pjesa e dytë, lëshoi të një djathtë të kalibruar prirët me portën, duke kaluar ne epërsi skuadrën e tij dhe merituar duartrokitjet e Messit dhe Suarezit nga tribuna.

Në festivalin e golave të Barçës morën pjesë me radhë i riu Perez, Jordi Alba dhe Vidal, i futur në pjesën e dytë, pikërisht në vendin e Griezmannit, ndërsa në minutën e 79-të Loren shkurtoi diferencën në 5-2, rezultat që mbeti në tabelë edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit.