AKTUALITET, 25 Gusht 2019, 22:02

“Luajtën lojën e rrezikshme të kufijve”- Edita Tahiri thumbon Thaçin e Vuçiçin: Nga do t’ia mbani tani kur…

“Luajtën lojën e rrezikshme të kufijve”- Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, një prej kundërshtareve të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thumbuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucicin, si dhe kryeministrin Rama, të cilëve u referohet si “treshja famkeqe që luajti lojën e rrezikshme të kufijve”.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thane Serbise se ska BE pa e njohur Kosoven e plote, kjo treshja famkeqe qe luajti lojen e rrezikshme te kufijve, a thua kah do tja mbajnë…”, shkruan ajo në facebook.

Ky reagim i ish-ministres vjen në kohën kur ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiçit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.