AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 08:39

Të humbur prej 14 orësh, gjendet çifti hungarez në Karaburun

Të humbur prej 14 orësh, gjendet çifti hungarez në


Çifti hungarez që rezultonte i humbur prej 14 orësh është gjetur. Dy të humburit janë gjetur në një çadër kampingu, ku kishin kaluar edhe natën.

Çifti i turistëve lajmëruan një natë më parë policinë për ndihmë, por më pas ishin futur në një zonë pa valë.

Telefoni i tyre rezultonte i fikur dhe në këtë mënyrë nuk ishte bërë e mundur lokalizimi i tyre.

Dyshja janë në gjendje të mirë shëndetësore.