LIFESTYLE, 29 Mars 2018, 14:11

Video\Makina luksoze dhe shpejtësi, shqiptarët i “vënë flaken" Zvricës dhe Dubait

VideoMakina luksoze dhe shpejtësi, shqiptarët i “vënë

Shqiptarët njihen si një popull i çmendur dhe mjaft i guximshëm, por aventurat e një grupi të rinjsh në Zvicër dhe Dubai ia kalojnë edhe skenave të filmave aksion.

Prej kohësh ata sfidojnë me shpejtësi marramendëse dhe makina luksoze qetësinë e Zvicrës, duke imituar skenat e të famshmit Fast and Furious.

Në një komunikim me “JOQ.al” ata shprehen se janë një grup të rinjsh shqiptarë që adhurojnë makinat luksoze, sidomos AMG-të.

Në videon që ka mbërritur në redaksinë tonë, një 20 vjeçar shqiptar shihet duke ecur me shpejtësi marramendëse nëpër në një qytet të Zvicrës.

Pjesa e dytë sipas tyre është realizuar në Dubai, ku shqiptari shihet duke bërë drifting me AMG-në e tij të modelit “Cls 6.3 AMG”.

Ata shprehen se: “Jemi një grup çunash të fiksuar pas AMG-s dhe shpejtësisë, bëjmë shpesh disa video, që janë super gjigande.

Djali që po nget AMG-në e ka emri Afrim dhe është shqiptar i Kosovës. Videoja ëshë realizuar në Zvicër edhe në Dubai. Janë pjese të shkëputura.

https://dai.ly/x6gzzyn