TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas grabitjes, Aeroporti i Rinasit është në masa të rrepta sigurie.
Forca të shumta policie qarkullojnë në zonë dhe dallohen shpesh që me sirena ndezur lëvizin në rrugët pranë Rinasit.
Ajo që bie në sy është se transporti i eurove vijon ende.
Siç duket edhe në foto, blindat vazhdojnë të hyjnë dhe dalin në aeroport, ndërkohë që dallohen edhe makinat e Policisë të cilat shpesh i shoqërojnë. Pavarësisht se “Austria Airlines” ndaloi transportin e parave, me avionë të tjerë vijon të dërgohen euro jashtë Shqipërisë, ose anasjelltas.