AKTUALITET, 10 Prill 2019, 11:34

Detaje të reja për kokainën e sekuestruar me vlerë 2.7 mln euro në Maltë

Detaje të reja për kokainën e sekuestruar me vlerë 2.7 mln


Drejtoria malteze e Doganave ka bërë sot një deklaratë për mediat, pas sekuestrimit të kokainës me vlerë 2.7 milion euro, të gjetur në portin “Freeport” të Maltës.

Në deklaratën e Drejtorisë së Doganave thuhej se rreth 24 kg kokainë, e cila kishte si destinacion Shqipërinë, ka qenë e fshehur në një kontenier frigoriferik.

Lënda narkotike është gjetur rastësisht pas skanimit të kontenierit nga njësia e kontrollit të “Freeportit” pas vënies re vënë re disa parregullsive.

Sipas Drejtorisë së Doganave, droga ka qenë e fshehur në kompresorin e ftohësit dhe se pakot e kokainës ishin shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese.

Ndërkohë që kujtojmë se kapja e kësaj sasi të madhe kokaine vjen pas vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine po në të njëjtin port.