AKTUALITET, 10 Prill 2019, 13:28

Me kallashnikovë dhe armatime, furgoni i djegur në Tapizë largohet nga vendi i ngjarjes

Me kallashnikovë dhe armatime, furgoni i djegur në Tapizë


Gjatë natës është një furgon i djegur në Tapizë, një fshat afër Rinasit. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se ky furgon mund të ketë lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit.

Brenda mjetit të djegur janë gjetur kallashnikovë, granata dhe armatime të tjera. Burime nga grupi hetimor bëhet me dije se makina është djegur brenda një tuneli dhe më pas ajo është tranportuar në një laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Dje gjatë pasdites pak orë pas grabitjes Policia gjeti një furgon të djegur në afërsi të Kamzës, i cili sërish dyshohet se ka lidhje me grabitjen dhe mund të jetë përdorur nga autorët.

Grabitja e 10 milionë eurove ndodhi gjatë ditës së djeshme në mesditë, ku për 3-4 minuta autorët kanë arritur të marrin paratë në pistën e Rinasit. Autorët janë përplasur me policinë dhe një prej tyre është vrarë, ndërsa bëhet e ditur se është identifikuar si Admir Murataj.

Deri tani janë 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Dyshohet se një grabitës është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore. Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe janë gjetur dy mjete të djegura deri tani.