TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike ka kërkuar “kokat” e agresorëve të cilët dhunuan dhe sulmuan me gaz dje qytetarët në zonën e “Bregut të Lumit”.
Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me shembjen e banesave ditën e djeshme në zonën e Bregut të Lumit.
Ai ka shkuar se Policia ka ushtruar terror ndaj banorëve të kësaj zone dhe se qeveria i ka tradhtuar shqiptarët dhe se ata ndodhen në një mjerim të madh ekonomik.
“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj,”-deklaron Basha.
Ai ka kërkuar që personat përgjegjës për këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!” ka shkruar Basha në statusin e tij.
Statusi i plotë i Bashës:
Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.
Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin.#ShqiperiaSiEuropa