AKTUALITET, 10 Prill 2019, 13:02

Kryemadhi në Pogradec: Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP e oligarkët, e jo fermerët


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj në facebook një mesazh për takimin e saj në një fshat të Pogradecit.

“Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë”.

“Lulet kanë çelur, por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura”.

Ajo akuzon qeverinë se “asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës”.

Postimi i plotë:

Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë.

Lulet kanë çelur, por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura.

Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës.

Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale.

LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit.

Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj ????