TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë persona anëtarë të të njëjtës familje kanë mbetur të helmuar në fshatin Turan të Tepelenës.
Sipas burimeve, Dervish Dervishi së bashku me gruan e tij Gentjana Dervishi dhe të afërm të tjerë të tyre Metulla Dervishi, Qerim Dervishi dhe Xhevahir Kuçi janë helmuar pas konsumit të peshkut mbrëmjen e djeshme.
Personat janë transportuar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës, ku më e moshuara Metulla Dervishi 77-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas mjekëve që po i trajtojnë, 5 anëtarët e familjes janë diagnostikuar me intoksikacion alimentar.