AKTUALITET, 13 Maj 2019, 17:46

Protesta/ Ambasada italiane apel qytetarëve, thirrje opozitës dhe policisë

Protesta/ Ambasada italiane apel qytetarëve, thirrje opozitës dhe


Pas ambasadës amerikane, është ajo italiane në Tiranë që iu bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore.

Ambasada italiane i kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e Italisë dënon ashpër kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, si veprime të papranueshme në një demokraci.

Përfaqësia diplomatike italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun, si mënyrën e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

“E hënë, 13 maj 2019, duke filluar rreth orës 18.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Deshmoret dhe Kombit, pranë Zyrës së Kryeministrit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal. Gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë ndikim në trafik.”- njofton  ambasada italiane.