TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes 'Shqiponja'". Ky është denoncimi që bën ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, teksa policë kanë bllokuar bar "Epirin" për të penguar cdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Mesazhi i plotë i Vokshit
CMENDURI!! POLICIA BLLOKON PRONËN PRIVATE PËR TË PENGUAR QYTETARËT T’I BASHKOHEN PROTESTËS!!
Ky është Bar Epiri që policë të devotshëm të Edi Ramës e kanë zaptuar për të penguar cdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale.
Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes shqiponja.
Këta policë sot e kanë vulosur shkarkimin nga puna dhe do përgjigjen për cdo shkelje ligji apo dhunë ushtruar ndaj qytetarëve ose artistëve.
Teatri Kombëtar është streha e fundit e lirisë dhe e demokracisë.
O Sot O Kurrë!!
Edi Rama #MosGuxoMeTeatrin