AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 16:16

Andi Bushati ironizon ndërkombëtarët: Mund të dalë Leila të thotë se Teatri duhet shembur, pastaj Palmer të thotë se nuk merret me krizën...

Andi Bushati ironizon ndërkombëtarët: Mund të dalë

Analisti Andi Bushati ka ironizuar, qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Përfaqësuesja e SHBA, nuk ka patur asnjë prononcim për këtë çështje, apo për çështje të ngjashme të aferave korruptive të qeverisë, duke konfirmuar traditën se asgjë e cila dëmton qeverinë, nuk mund të jetë në fokusin e ndërkombëtarëve.

Bushati thotë me ironi, se mund të dalë Leila, duke iu referuar Leyla Moses Ones, për të deklaruar se Teatri duhet shembur. Deklaratën e saj mund ta pasoje Palmer, i cili thotë se SHBA nuk merret me krizën në Shqipëri.

Pra, amerikanët, pasi të thonë se çfarë duhet të bësh, në fund deklarojnë se nuk merren me krizën në Shqipëri.

Statusi i plotë

Sot mund te dale Leila te thote se teatri duhet shembur dhe pas rrafshimit Palmer do deklaroje se ata nuk merren me krizen shqiptare.

/TPZ.al/