AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 14:57

Gjykata e Tiranës konfirmon mandatin e Erion Veliajt

Gjykata e Tiranës konfirmon mandatin e Erion Veliajt

Gjykata e Tiranës konfirmoi mandatin e Erion Veliajt, si kryebashkiaku i Tiranës, pas votimeve moniste të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë. Gjykata i ka dhënë mandatin Veliajt, edhe pse Presidenti i Republikës i anulloi zgjedhjet me anë të një dekreti dhe dekretoi datën 13 Tetor, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Veliaj po vijon me planet e tij për të shembur Teatrin Kombëtar, në mënyrë që të ndërtohet një teatër i ri, sëbashku me gjashtë kullat e oligarkut dhe klientit të tij, Shkëlqim Fusha.

/TPZ.al/