AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 15:55

Erik Fullani dhe Kejda i japin fund lidhjes

Megjithëse vendosën të mos reagonin për lajmet e romancës së re, “Iconstyle” siguroi foto të çiftit së bashku, duke konfirmuar marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu, në postimet e tyre në rrjete sociale ata shfaqeshin shpesh në të njëjtat vende, duke kryer të njëjtat aktivitete, gjë që linte të kuptohej se ishin bashkë.

Mirëpo, romanca e re nuk zgjati shumë!

Burime për “Iconstyle” kanë treguar se Erik Fullani dhe Kejda Ajazi tashmë janë ndarë.

Ende nuk dihet arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe duhet të presim ende që të mësojmë nëse është një vendim përfundimtar.

Për më tepër, Eriku dhe Kejda nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, çka duket të konfirmojë fundin e romancës.