AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 16:49

FOTO/ Përplasen dy makina në Peqin, dy të plagosur

Një aksident automobilistik është shënuar sot në orët e pasdites në aksin rrugor Peqin – Elbasan.

Rreth orës 15.30 minuta, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën teksa udhëtonin. Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Volsvagen” dhe një tjetër tip “Seat” me targa AA 738RC.

Si pasojë e aksidentit, automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe sipas burimeve nga vendngjarja dy persona kanë marrë lëndime të lehta.