AKTUALITET, 17 Mars 2019, 12:43

FOTO/ Të rinjtë protestë në Tiranë: Rama ik!

Pas protestës masive që organizojë opozita ditën e djeshme, sot, të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së dhe Lëvizjes Rinore për Integrim, kanë dalë në një protestë kundër Edi Ramës.

Siç duket edhe në foto, ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin "Rama ik!"

Me maska në kokë dhe të kapur dorë për dore ata kanë protestuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe më pas janë stacionuar përballë Ministrisë së Brendshme, si institucioni përgjegjës për hedhjen e gazit ndaj qytetarëve.