AKTUALITET, 17 Mars 2019, 14:18

Qëlloi me bojë kryebashkiakun Veliaj, Berisha përgëzon të riun: Është studenti që…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit se ka arrestuar “studentin hero” që qëlloi me bojë Erion Veliajn gjatë festimeve të Ditës së Verës.

Berisha i quan policët si “narkohorra”, ndërkohë që përgëzon studentin që sipas tij bëri më bojë Erion Veliajn.

“Arrestohet nga narkohorra me uniforme studenti hero i protestave qe bojatisi sot Lal Plehun! I lumte! Sb”, shkruan Berisha.

Dy të rinjtë e qëlluan me bojë kryebashkiakun Veliaj, ndërkohë që ai sapo mbaroi fjalimin e tij për nisjen e festimeve për Ditën e Verës.