AKTUALITET, 12 Mars 2019, 23:26

VIDEO / Tregolëshi i Ronaldos, Xheorxhina nuk i mban dot lotët

VIDEO / Tregolëshi i Ronaldos, Xheorxhina nuk i mban dot lotët

Xheorxhina Rodriguez, partnerja e Kristiano Ronaldos, nuk mund të humbte takimin historik të Juventusit ndaj Ateltikos dhe paraqitjen e shkëlqyer të yllit portugez. Ky i fundit, thuajse në heshtje deri tani në këtë edicion në Ligën e Kampioneve me 1 gol në 5 ndeshjet e para me Juventusin, bëri gjithçka në duelin e sotëm, duke shënuar 3 herë në portën e Ateltikos.

Për Xheorxhinën, ky ishte një moment shumë emocionues, ndaj pas golit të tretë të Ronaldos, atë që vulosi edhe kualifikimin e bardhezinjve, kamerat e fokusuan ndërsa ishte e përlotur në tribunë, sigurisht nga gëzimi për këtë arritje.

Xheorxhina nuk ka fshehur asnjëherë krenarinë e asaj për arritjet e Kristianos por kjo ishte ndoshta hera e parë që ajo shfaqej kaq e emocionuar për golat e tij.

[video width="480" height="268" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/xh.mp4"][/video]