AKTUALITET, 12 Mars 2019, 22:49

Super Mançester Siti luan tenis me Shalke 04: 7-0!

Super Mançester Siti luan tenis me Shalke 04: 7-0!

Mançester Siti e ktheu në stërvitje ndeshjen me Shalke 04, duke i mposhtuar bindshëm gjermanët me rezultatin tenistik 7-0 dhe i eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 10-2, përfshirë dhe fitoren 3-2 në Gezelkirshen në turin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Aguero (2), Sane, Sterling, Silva, Folden dhe Jesus ishin autorët e golave për ekipin anglez. Leroy Sane dha tre asistë. Pjesa e pare u mbyll 3-0.

Skuadra e Pep Guardiolës u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.