AKTUALITET, 12 Mars 2019, 21:17

Aksident me vdekje në rrugën Lushnjë-Fier

Aksident me vdekje në rrugën Lushnjë-Fier

Një aksident rrugor me pasojë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Viktimë e aksidentit është 37-vjeçari i identifikuar si H.G., ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të aksidentuar, 45-vjeçari I.B., si pasojë e daljes nga rruga.

I.B. ka qenë duke drejtuar një automjet "Audi", ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e nxorën nga rruga. Viktima ishte pasagjer në mjetin e tij.