AKTUALITET, 12 Mars 2019, 23:22

VIDEO/ Ronaldo provokon Simeonen, tallet me festimin e argjentinasit

VIDEO/ Ronaldo provokon Simeonen, tallet me festimin e argjentinasit
Kristiano Ronaldo, jo vetëm që eliminoi Atletikon e Madridit me 3 gola e tij në “Allianz Stadium”, por portugezi gjeti kohë për të provokuar ekipin madrilen, ose më saktë trajnerin Diego Simeone. Në takimin e parë, Simeone festoi njërin prej golave të skuadrës së tij me një mënyrë aspak të hijshme. Natën e sotme portugezi ia ktheu me të njëjtën monedhë duke imituar me ironi festimin e “El Cholo”-s.