TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklaratat e gruas së ish ministrit Damian Gjiknuri, në emisionin "Opinion", për takimet me një guru indian, kanë bërë mjaft bujë. Ajo ka shpjeguar se çfarë është besimi tek një guru dhe se si në Shqipëri, numri i besimtarëve të tillët të devotshëm, po rritet ndjeshëm. Ende nuk dihet nëse bashkëshorti i saj, ish ministri Gjiknuri, ndan të njëjtin besim tek guru-ja, si gruaja e tij.
"Kam pasur gjithnjë shpresën që, diku, dikur, jo në këtë jetë por në një jetë tjetër, unë, sikundër edhe shumë hinduistë, besojmë në rimishërimin, domethënë në shpirtin e pa çbëshëm, si një pjesë e pandashme e zotit".
Rovena Gjiknuri (Agolli), shprehet se ky besim e ka ndimuar të njohë veten.
“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet, nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.
Sipas saj, numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në , sa vjen e rritet.
“Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”.
/TPZ.al/