AKTUALITET, 1 Prill 2018, 21:31

VIDEO/ Tottenham përmbys Chelsea në derbin e Londrës (shikoni golat)

VIDEO/ Tottenham përmbys Chelsea në derbin e Londrës (shikoni

Chelsea ka pësuar humbjen e tretë në 5 ndeshjet e fundit në Premierligë. Në javën e 32-të, “Blutë e Londrës” humbën në shtëpi nga Tottenhami me rezultatin 1-3.

Ishte Chelsea që shënoi i pari në minutën e 30-të me Alvaro Morata, por Tottenham e përmbysi rezultatin me Christian Eriksen (45’) dhe Dele Alli që realizoi dy herë (62’ dhe 66’).

Me këtë humbje, Chelsea rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi gjendet në vendin e pestë me 56 pikë, 8 më pak se Tottenhami në vendin e katërt.