AKTUALITET, 1 Prill 2018, 19:58

Protesta në Tiranë për të arrestuarit e Kukësit, dëshmia: Kam babain 60 vjeç në qeli

Protesta në Tiranë për të arrestuarit e Kukësit,

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës. .

Qytetarë shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Djali i një prej të arrestuarve tha se babai i tij, Lulzim Popa 60 vjeçar mbahet në qelitë e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, megjithëse ka bërë dy ndërhyrje në zemër.