AKTUALITET, 1 Prill 2018, 21:27

Pedagogu i “Bujqësorit” që kërkonte favore seksuale, reagon për herë të parë pas skandalit

Pas rastit të një pedagogu në Universitetin e Shkencave në Tiranë, ku disa nxënës e kanë akuzuar se kërkon 700 euro për t’u dhënë provimin, një tjetër rast është bërë publik nga faqja “Vipat e Bllokut”.

Në disa foto të bëra publike prej kësaj faqeje, pedagogu i Universitetit Bujqësorë të Tiranës, Ilir Kaduku, kërkon favore seksuale nga një studentja e tij, siç pretendon kjo faqe dhe personi që i ka bërë publike këto biseda.

Por pas publikimit të këtyre bisedave, ka reaguar për herë të parë pedagogu në fjalë duke thënë se kjo është një shpifje për të denigruar figurën e tij, ndërsa shkruan se ka marrë masa ligjore për të zgjidhur këtë “paçavure”.

2-2

pedagogo-leke (1) 2222 1111