AKTUALITET, 1 Prill 2018, 18:58

Protesta në Kukës para komisariatit të Policisë, mesazhi për Edi Ramën

Protesta në Kukës para komisariatit të Policisë, mesazhi

Të enjten, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama, në një replikë me kryeopozitarin Basha, e krahasoi popullin me organin gjenital që sipas tij, nuk i përgjigjet thirrjeve të opozitës për “t’u ngritur”.

Deklarata mesa duket nuk është harruar nga banorë kuksianë, të cilët kanë protestuar sot para komisariatit të Policisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar lidhur me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit.