AKTUALITET, 1 Prill 2018, 20:24

Basha thirrje Ramës: Liro urgjentisht të arrestuarit, Kukësi nuk trembet

Basha thirrje Ramës: Liro urgjentisht të arrestuarit, Kukësi nuk
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dal në një deklaratë ku i ka bërë thirrje Ramës që të lirojë të arrestuarit.

Basha deklaron se: Kjo polici lë të lirë, Balilin, Agron Xhafën, Habilajt dhe dhjetëra kriminel të tjerë, u hodh me urdhër kundër popullit në Kukës.

Pjesë nga deklarata

Prokuroria dhe Policia patën një javë për të arrestuar trafikantin e kokainës Arbës Çekaj, por nuk bënë asgjë dhe e lejuan që të ikte i qetë nga Shqipëria. E njëjta polici ka arrestuar dhjetëra persona natën, vetëm se protestuan.

Kjo polici lë të lirë, Balilin, Agron Xhafën, Habilajt dhe dhjetëra kriminel të tjerë, u hodh me urdhër kundër popullit në Kukës.

Aktet që kanë bërë protestuesit janë vepra të lehta, që parashikohet gjobe ose burg deri në tre vite. Arrestimet e kryera natën kanë vetëm një qëllim ushtrimin e terrorit dhe banorët të mos ngrejnë zërin kundër zhvatjes që u bëhet.

Ata janë arrestuar nga policia pa asnjë urdhër ndalimi dhe urdhër arrestimi, dhe përbën vepër të rëndë penale dhe këshilli bashkiak ka bërë një kallëzim. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm e të arrestuarve.