AKTUALITET, 1 Prill 2018, 18:28

Donald Lu-së i kujtohet gënjeshtra e peshqve të mëdhenj në 1 Prill

Donald Lu-së i kujtohet gënjeshtra e peshqve të mëdhenj

Ftesa e Donald Lu për të ngrënë “peshq të mëdhenj” që nënkuptonte arrestimin e krerëve të krimit të organizuar në Shqipëri, rezultoi një flluskë sapuni. Ambasadori pranoi pak kohë më parë se premtimi i ishte dhënë nga zyrtarët e lartë dhe se ai ishte në pritje të arrestimeve, por me kalimin e javëve u kuptua qartë se ambasadori ishte gënjyer.

Sot në 1 prill, në profilin e Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Donald Lu bën ironi për kapjen e “peshkut të madh”.

“Ku janë peshqit e mëdhenj?” pyet Donald Lu në karikaturë. Përgjigja që merr në foto është një burrë që mban në dorë një cironkë dhe thotë: Gëzuar 1 prillin!