AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 09:29

VIDEO/ Tensione dhe sherre në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti serb bën thirrje për luftë, Garda i nxjerr me forcë jashtë

VIDEO/ Tensione dhe sherre në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti serb


Tensione, debate dhe dhunë ka pasur në seancën e fundit në Kuvendin e Malit të Zi, pas diskutimeve për ligjin për Liritë Fetare.

Pas debateve, në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit nxorën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare.

Deputetët u shoqëruan më pas në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë. Po kështu një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e shtetit të tij.

Në seancën e djeshme, kryetari i Kuvendit, Brajoviç kërkoi që deputeti Mandiç të mbajë llogari dhe përgjegjësi se po bën thirrje për luftë. Më pas në Kuvend u votua ligji për liritë fetare edhe u refuzuan ndryshimet e paraqitura nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe (SPC).