AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 23:04

Të premten, Thaçi do të mandatojë Kurtin si Kryeministër të ardhshëm të Kosovës

Të premten, Thaçi do të mandatojë Kurtin si

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mandatojë ditën e premte si kryeministër, kandidatin e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti. Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, Gazeta Express raporton se Presidenti ka vendosur t’ia japë mandatin Kurtit ta formojë qeverinë.

Sipas të njëjtave burime, Presidenti e ka ftuar Kurtin të premten në orën 11:00 për t’i dhënë mandatin. Këtë të enjte, Glauk Konjufca, u zgjodh Kryetar i Kuvendit. Të gjitha këto zhvillime vijnë kur mes LDK-së dhe VV-së nuk ka ende një marrëveshje për krijimin e qeverisë.