TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Mendësia feudale e shtetit
U gëzuan shqiptarët për zgjedhjet në Kosovē! Euforia e madhe, më në fund lindi Dielli!?? Shqipëria duhet të merrte shembull nga Kosova!
Ka dy muaj dhe politika shqiptare e Kosovës dhe politikanēt e saj, treguan përsëri se janë vëllezër të një gjaku dhe një mendësie me politikanët e Shqipërisë.
Prej dy muajsh VV-ja e Albin Kurtit dhe LDK-ja e Isa Mustafës nuk formojnë dot qeverinë, nuk bien dakort?!! Perse? Për programe ekonomike apo politike?!! JO, asnjë gjë e tillë nuk diskutohet. Mosmarrveshjet janë për pozicionet qeveritare, çfarë ministrishë do marrë njeri apo tjetri, kush do marrë Presidentin apo kryetarin e Parlamantetit. Jo luftë parimesh, jo morali politik, thjesht luftë feudalësh për zona kontrolli me cubat e secilit feudal. Feudalizmi politik shqiptar është mentaliteti politik i shqiptarëve. Kjo formë operimi politik i takon mesjetës dhe aspak botës moderne ku jetojmë me shtete institucionale dhe jo bajraqe. Me shtet te së drejtës dhe jo shtet të klaneve. Me shoqëri civile me ndërgjegje qytetare dhe jo turma cubash në garnizonet e bajraqeve.
Deri kur do të vazhdojnë kështu shqiptarët?!...