AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 21:18

“Ishte i sëmurë, e lanë pa ilaçe”, denoncimi te Berisha: I dënuari vari veten në burg, policët i kërkonin 500 mijë lekë

“Ishte i sëmurë, e lanë pa ilaçe”, denoncimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një denoncim që ka ardhur në adresë të tij nga një qytetar nga Berati. Ky i fundit denoncon një ngjarje që sipas tij ka ndodhur në burgun e Beratit, ndërsa shkruan se një i burgosur ka varur veten.

Sipas qytetarit, personi në fjalë, të cilin e identifikon edhe me emër, vuante nga probleme të shëndetit mendor, por që sipas tij policia në burg e la pa ilaçe dhe i kërkonin 500 mijë lekë.

DENONCIMI TEK BERISHA

Vari veten ne burg!

Te semurin mendor e le ne burg pa ilaçe dhe i kerkojne 500 mije leke. Ai dje vari veten! Krim.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Doktor, përshëndetje!

Dje rreth ores 19 e 30 te mbremjes ne burgun e Beratit ka ndodhur një vetvarje. Ky person vuante nga sëmundja mendore dhe e mbanin ne burg se i kerkonin 500 mijë lekë te vjetra.

Ne pa mundesi ekonomike, arriti ne vetfliim

As ilacet nuk i jepnin te lutem. Ju djali qe u vet var quhet. Blerim Protoduari.

I poshteruar nga Rilindja. Vetem se e dinë te gjith qe keta janë demokrat. Denoncoje kete rast ekstrem ?