AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 22:46

"Aplikimi i referendumeve, domosdoshmëri", Meta: Boll me vagabondët që flasin në emër të popullit!

"Aplikimi i referendumeve, domosdoshmëri", Meta: Boll me

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nuk tërhiqet nga ideja e referendumeve, ndërsa thekson se është e vetmja mënyrë për “nxjerrjen Shqipërisë nga ky batak”.

I ftuar në “360 Gradë”, Presidenti tha se, tashmë është momenti që të flasë populli me referendum.

“Vetëm aplikimi i referendumeve do e nxjerre Shqipërinë nga ky batak. Përderisa e kemi te vështire për dialog, për bashkëpunim dhe për të marrë përgjegjësi, atëherë referendumi mbetet e vetmja zgjidhje. Unë besoj shume tek demokracia dhe tek dhënia e këtij pushteti populli. Boll me vagabondët qe flasin ne emër te popullit, tani duhet te flasë populli me referendum”, u shpreh Meta.